Ndërsa të gjithë inertet e krijuara nga shembja e pallateve dhe ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës do të depozitohen në Porto Romano, mbeturinat do të transferohen drejt Tiranës.

Duke folur në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë Rama tha se të gjitha bashkitë e këtij qarku duhet të depozitojnë mbeturinat në landfillin e Tiranës, ndërsa Porto Romano do të kthehet në Park Kombëtar.

Edi Rama: Plehrat e Durrësit do të shkojnë në landfillin e Tiranës. Në Durrës nuk ka asnjë kusht. Porto Romano do të mbyllet dhe do të kthehet në park dhe gjithë procesi do të transferohet në Tiranë, siç kemi bërë me Elbasanin ku bashkitë të gjitha duhet ti derdhin mbeturinat në qendrën e madhe të përpunimit. Edhe në Durrës po ashtu.

Kjo kërkon një punë me bashkinë për kostot e transportit edhe për kontributet e gjithsecilit në një proces të vazhdojë normalisht. Brenda dhjetorit mundësisht të mbyllet dhe mos të shkojnë më plehra në Porto Romano. Porto Romano do të fillojë të pastrohet dhe plehrat do të evakuohen të gjitha.

Ndërkohë me inertet e mbledhura duhet bërë seleksionimi dhe duhet bërë njëkohësisht edhe puna bazë për trasforminin e Porto Romanos në park. 

/Ora News.tv/