Kryeministri Edi Rama përshëndet tryezën e sotme të reformës zgjedhore ku morën pjesë dhe përfaqësues të opozitës parlamentare dhe politike.

Përmes një postimi në tëitter Rama nënvizon se të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR do të integrohen në ligjin zgjedhor.

"Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor"

Konkluzioni i takimit për gati 90 minuta që patën sot përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe politike është se reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti. 

/Ora News.tv/