Rama përgëzon Thaçin për Demarkacionin: Shpresoj të mbyllet sa më shpejt

Rama përgëzon Thaçin për Demarkacionin: Shpresoj të

Kryeministri, Edi Rama, ka vlerësuar marrëveshjen e arritur mes Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me Demarkacionin.

Rama përgëzoi personalisht Hashim Thaçin në Prishtinë, ku edhe u nderua me Medaljen Presidenciale në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë.

Rama: Dua t'ju përgëzoj për atë që bëtë së bashku me Presidentin e Malit të Zi si një hap i vendosur drejt finalizimit të një procesi që uroj dhe shpresoj se do të mbyllet në këtë moment historik të përvjetorit të 10 të pavarësisë për ti hapur rrugën përfundimisht Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj që si gjithë të tjerët të lëvizin lirisht. Jo vetëm për këtë por edhe për të dëshmuar seriozitet dhe përkushtim nga shteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare si një shtet që di të bëjë marrëveshje dhe di të respektojë marrëveshje.

Në këtë vizitë, Rama shoqërohej nga Ministri i Diasporës Pandeli Majko dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

EMISIONET