Rama parlajmëron kryebashkiakët: Nëse nuk zgjIdhni hallet e qytetarëve, do t’ju publikoj emrat

Rama parlajmëron kryebashkiakët: Nëse nuk zgjIdhni hallet e

Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar kryetarët e bashkive se do ti denoncojë duke u bërë publikë emrat nëse nuk zgjidhin problemet për të cilat janë paraqitur ankesa në portalin 'Shqipëria që duam'. Në një takim me koordinatorët ai ka bërë të ditur dhe shkarkimin e drejtorit të Hipotekës në Fier si dhe nisjen e hetimit administartiv për hipotekën e Kavajës, kjo pas denoncimeve që kanë ardhur për situatën në institucionin që ata drejtojnë.

Kryeministri Edi Rama në një takim me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, ka kërkuar nga kryetarët e Bashkive të bëhen pjesë e procesit të zgjidhjes së problemeve që vijnë në portalin 'Shqipëria që duam".

Por në rast se nuk do të ketë reagim, ai deklaroi se do të bëjë publike çështjen e pazgjidhur dhe emrat e tyre, deklaratë kjo që vjen pak muaj para zgjedhjeve të pushtetit vendor.

Rama: Puna e platformës çalon vetëm tek rubrika e pushtetit vendor. U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive pa dallim, por sidomos atyre të krahut tjetër, që të marrin masat, ti përgjigjen platformës sepse do ti nxjerrim me emër dhe mbiemër dhe raste qytetarësh.

Pronat vijojnë të jenë një problem kryesor. Gjatë takimit Rama u shpreh se për shkak të numrit të ankesave ka vendosur shkarkimin e kreut të Hipotekës në Fier dhe ka nisur hetim administrativ për zyrën e Hipotekës në Kavajë.

Rama: Kur pashë këtë raportin e sotëm i kam kërkuar shkakrkimin e drejtorit të Hipotekës dhe thellimin e hetimit administrativ për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje.

Deri në fund të shtatorit, ALUIZNI dhe Hipotekat duhet t’i japin zgjidhje ankesave dhe legalizimeve të prapambetura. Gjithashtu Rama u shpreh se shumë shpejt këto dy institucione do të bashkohen në një të vetëm.

Rama: Për të gjithë kërkesat dhe ankesat e prapambetura si dhe gjithë lejet e legalizimit që kanë mbetur stok. Kush i plotëson objektivat është i nderuar dhe i respektuar, kush nuk i plotëson do të duhet të largohet nga detyra.

Në portalin e bashkëqeverisjes vendore janë regjistruar rreth 17000 ankesa dhe deri me 31 gusht mbi 16000 raste kanë marrë përgjigje, ndërsa 1 mijë të tjera janë në proces rivlerësimi.

EMISIONET