Rama paralajmëron kryebashkiakët: Bëni mirë të lexoni Kodin Penal për krimet zgjedhore

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Bëni mirë të lexoni

Pas propozimit të ministrit të Brendshëm për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pas djegies së KZAZ në këtë bashki, ka reaguar kryeministri Rama.

Në një postim në Twitter, kryeministri paralajmëroi kryebashkiakët e tjerë që tentojnë të pengojnë zgjedhjet që të lexojnë Kodin Penal për krimet zgjedhore dhe të heqin dorë para se të bien në dorën e drejtësisë.

Edi Rama: Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë.

Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV."

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj doli sot në një deklartaë ku u shpreh se do i propozojë qeverisë shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Vau Dejës, Zef Hila. 

Vendimi erdhi një ditë pas djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ nr 6 në Vau Dejës.

Lleshaj tha se të njëjtin fat do të kenë të gjithë kryebashkiakët të cilët do të lejojnë punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit.

Lexoni për më shumë: Sot shkarkohet kryebashkiaku i Vau të Dejës, Zef Hila. Lleshaj: Zgjedhje, kudo më 30 qershor

EMISIONET