Rama: Organizatat e gazetarëve, si profile false në Facebook

Rama: Organizatat e gazetarëve, si profile false në Facebook

Kryeministri Edi Rama në seancën plenare ka mbrojtur paktën anti-shpifje, duke drejtuar gishtin nga gazetarët. Organizatat e gazetarëve Rama i konsideron si profile false në Facebook.

Edi Rama: Kjo është një paketë që është konsultuar një vit resht. Unë kam pasur komunikim edhe me ata të BE edhe me ata të KiE dhe i kam thënë që ju nuk e keni lexuar ligjin. Sepse jeni nën presionin e organizatave të rreme. Si organizata e Mero Bazes, se ka dhe Merua një organizatë që e përdor kur i duhet të ngrejë ndonjë çështje të të drejtave të shtypit, sepse e di shumë mirë se kur ata andej shohin që organizata po ankohet, nuk  shohin kush është organizata menjëherë ngrihen për të mbrojtur lirinë.

Organizata të rreme, false, si profilet false në Facebook. Apo si dikush që në emër të një organizate del te Rai3 pa pikën e turpit dhe flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë. Edhe flet për censurën.

Të censuruar këtu janë ata që kanë të drejtë dhe që nuk kanë asnjë kapacitet mbrojtës sot dhe nuk është se do kenë ndonjë kapacitet mbrojtjes kur të miratohet ky ligj. Absolutisht jo, por të paktën do kenë një instrument në dispozicion.

Gra dhe vajza që hidhen në tezgat e këtyre si prostituta. I bëjnë prostituta këta. Shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdutë, kusarë, matrapazë dhe oligarkë nga mëngjesi deri në darkë, këta.

Kjo nuk është çështje opinionesh. Se kurrë ndonjë herë nuk i ka shkuar njeriu në mendje që ti kontestojë këta kur japin opinione që shkojnë deri në fyerje ekstreme. Kjo nuk është lirie shprehjen, kjo është kufizim i lirisë për të shpifur duke ngritur akuza që janë penale, për të shpifur duke i treguar njerëzve qindra milionat e eurove, qindra pallatet e mia në Spanjë, qindra të tjera që janë fakt që o  duhet të më largojnë mua nga jeta publike ose të demaskohen.  Si mund të vazhdohet kjo bashkëjetesë kështu.

Dëgjoj Rudina Hajdari që flet, harron Rudina Hajdari veten e vet. Ishte vajza e heroit të demokracisë e ngritur ne piedestal sa kohë mendonte siç urdhëronte partia ditën kur mendoi siç mendon vetë e pa vetë se çfarë i bënë. Liri është kjo? Cila liri? Liria për të thënë u shite, për tu thënë more lekë, more leje ndërtimi. Ku? Këto nuk janë liri shprehje. Janë akuza, Për çdo akuzë të tillë kush merr përsipër të shkruajë duhet të japë fakte ose duhet të përballet me atë që akuzon dhe duhet të paguajë për ndëshkimin që këtu në ligj është qesharak në raport me dëmin që bëjnë ata.

EMISIONET