Rama: Opozita çoi baltën në Berlin por jam optimist për Gjermaninë

Rama: Opozita çoi baltën në Berlin por jam optimist për

Qëndrimet që kishte para vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama vetëm sa i ka përforcuar pas takimit me Merkel dhe deputetë  të Bundestagut gjerman lidhur me atë që ai e cilëson propagandë të opozitës në gjermanisht kundër negociatave.

Edhe pse nuk pati një PO të prerë nga Merkel, Rama thotë se është më optimist sesa ishte para nisjes drejt Berlinit.

Pyetje: Kemi marrë dëftesën më të rëndësishme nga Komisioni më i pa mëshirshëm për vlerësimin e çështjeve teknike, tani jemi në fushën politike. E garantoni ju që në fund këtë lojë politike do ta fitoni dhe negociatat do ti marrim në qershor?

Edi Rama: Ju garantoj që do të bëjmë gjithçka që na takon dhe unë personalisht nëse flasim për Gjermaninë jam sot më optimist seç isha para se të nisesha. Sa i përket opozitës dua të them se konstatova me keqardhje në dëgjesën e komisionit të çështjeve europiane që çka lidhej me çështje që nuk janë pjesë e raportit të progresit ishte thjesht transmetimi në gjermanisht i atyre që dëgjojmë këtu shqip deri në bezdi dhe ky është roli që ka luajtur deri tani opozita shqiptare dhe kështu i ka shfrytëzuar deri tani ato pak lidhje gjithmonë e më pak që ka duke përcjellë dhe eksportuar pa u lodhur baltën e përditshme dhe duke e kthyer atë në një pengesë për të lejuar që Shqipëria të shikohet nga të gjithë për atë që është në këtë moment dhe që raporti i progresit të lexohet nga të gjithë pa vendosur përpara paragjykimet e krijuara nga ato të pa vërteta për ti quajtur me një fjalë të edukuar që opozita ka propaganduar pa pushim në gjuhë të huaj.

EMISIONET