Rama: Nuk negociojmë demokracinë, kush cënon zgjedhjet luan me zjarrin

Rama: Nuk negociojmë demokracinë, kush cënon zgjedhjet luan me

10 ditë nga data e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kryeministri Rama tha se shqiptarët do shkojnë të votojnë, pasi zgjedhjet janë të tyre dhe jo të politikanëve. I pyetur nga Radio Europa e Lirë, kreu i qeverisë u shpreh se ata që po dëmtojnë materialet zgjedhore do tëmarrin ndëshkimin e merituar. Ndërkohë, RTV Ora kërkoi një reagim nga Presidenti Meta. Zëdhënësi i Kreut të Shtetit tha se demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme.

Kryeministri Edi Rama është i vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit duke thënë se ato nuk janë të politikanëve por shqiptarëve.

Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ata që kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë proces do të dalin me kosto të madhe politike.

Edi Rama:  "Zgjedhjet nuk janë të politikanëve por të popullit. Populli ka të drejtë të përzgjedhë në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji dhe politikanët kanë për detyrë të paraqiten para popullit. Kush nuk paraqitet para popullit është i lirë ta bëjë por historia ka treguar se jo vetëm që nuk fiton asgjë por përkundrazi paguan kosto të madhe politike."

Reagon presidenca

 Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i pyetur nga RTV Ora për një reagim lidhur me deklaratat e bëra nga Edi Rama për “Radio Europa e Lirë” u shpreh se është dakord me qëndrimin e kryeministrit.

"Shumë dakord me kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme,"-tha zëdhenësi i presidentit.

Ditët e fundit janë shënuar përplasje në KZAZ e bashkive e administruara nga drejtues të opozitës. Kryeministri paralajmëroi se ata që po prishin materiale zgjedhore dhe ata që tentojnë të prishin procesin zgjedhor po luajnë me zjarrin

Edi Rama: "Ata që përpiqen ta pengojnë janë gabim. Luajnë me zjarrin"

Sa i takon publikimit të përgjimeve Rama i konsideroi si planprishës të atyre që duan të pengojnë hapjen e negociatave.

EMISIONET