Rama nuk hetohet! Gjykata Berat rrëzon ankimimin e LSI

Rama nuk hetohet! Gjykata Berat rrëzon ankimimin e LSI

 Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur betejën ligjore me kryeministrin Edi Rama për thirrjen gjatë fushatës që efektivët e Policisë pas detyrës të mblidhnin vota për Partinë Socialiste. Gjykata e Beratit rrëzoi sot ankimimin ku kërkonte rinisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë. Pas vendimit, Ylli Manjani në cilësinë e avokatit tha se drejtësia iu dorëzua kryeministrit, të cilin e cilësoi rrezik për zgjedhjet.

Gjykata e Beratit vendosi që Prokuroria të mos vijojë hetimet ndaj kryeministri Edi Rama për këtë thirrje drejtuar efektivëve të Policisë gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar.

Pas dy seancash gjyqësore, gjykatësja Lutfije Celami rrëzoi ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila kishte kundërshtuar një vendim të mëparshëm për pushimin e hetimit nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por për gjykatën e Beratit, në thirrjen e kryeministrit nuk ka vepër penale.

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë publike për thirrjen, fakt të cilin ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e përdori si argument në proces, ndërsa pas vendimit tha se drejtësia qëndroi kokëulur para kreut të qeverisë të cilin e cilësoi të rrezikshëm për zgjedhjet në Shqipëri.


Manjani: Gjykata dhe prokuroria janë kokëulur përpara pushtetit politik. Por unë një mesazh e kam: Zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë me të tillë zyrtarë politikë, me të tillë Kryeministër që nuk ka dinë as iman, që nuk pyet as për ligjet e veta, nuk ka, nuk ka zgjeshje të lira dhe të ndershme.


Për LSI kjo ishte një thirrje antikushtetuese dhe paditën kreun e qeverisë në Gjykatë. Më herët, edhe Prokuroria e Tiranës nuk pranoi kërkesën e LSI-së, çka çoi LSI-në drejt akimimit në Gjykatën e Beratit.

EMISIONET