Rama nis fushatën: Nga 1 janari 2021, paga minimale do të jetë 30 mijë lekë

Rama nis fushatën: Nga 1 janari 2021, paga minimale do të jetë 30

I bindur në marrjen e një mandati të tretë në 2021, kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kongresi i PS se ku mandat do ti kushtohet ekonomisë.

Madje ai nuk nguroi të lëshojë edhe premtimin se nga 1 janari 2021 paga minimale do të bëhet 30 mijë lekë.

Rama: Mandati i parë ishte për të shtrirë themelet, i dyti për të hapur kantierët, mandati i tretë na duhet për të vendosur përfundimisht Shqipërinë në një nivel tjetër si shtet dhe ekonomi. Kemi krijuar bazën për zhvillimin e ekonomisë, për të pasur një volum të konsiderushëm të investimeve të huaja, rritje të punësimit real, shtytje më lart të nivelit të pagave. Nëse tërmeti i 26 nëntorit do të kishte rënë në 2013 jo rindërtim por do ishim futur në gropë bashkë me ata që fatkeqësisht u ndanë nga jeta si shtet dhe ekonomi, si shoqëri dhe prespektivë. Detyra jonë është që 2020 ta kthejmë në një molment historik të forcës së shembullit qeverisës. Aty ku panë fundin tonë, do të shohin forcën tonë. Këtë pranverë lançojmë programin ekonomik dhe nisim fazën e dytë të reformave. Nga 1 janari 2021 paga minimale do të jetë 30 mijë lekë.

EMISIONET