Rama ngre në këmbë Kongresin e PS, fton në podium delegatin socialist 100 vjeçar

Rama ngre në këmbë Kongresin e PS, fton në podium delegatin

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kryeministri Edi Rama e nisi me një shfaqje fjalën e tij në Kongresin e socialistëve.

Ai ngriti në këmbë delegatët, teksa në podium ftoi më të vjetrin prej tyre por që Rama iu referua si i ri.

Rama: Dje më bëri një pyetje një gazetare lidhur me disa socialistë të vjetër që kanë kërkuar disa gjëra. I thashë nuk ka socialistë të vjetër. Të jesh socialist do të thotë të mos jesh i vjetër asnjëherë. Sot dua të sjell provën për të gjithë ata që nuk na njohin akoma. Dua të sjell këtu në skenë një delegat që është i ri si delegat, dua të sjell Ziqiriun. Çohuni në këmbë, duartrokiteni. Është 100 vjeç.

Ziqiriu: Ky Kongres do të forcojë unitetin e PS. Ne veteranët e luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e mbështesim qeverinë socialiste.




EMISIONET