Rama nesër në Shkodër, PD bën gati protestat

Rama nesër në Shkodër, PD bën gati protestat

Kryeministri Edi Rama do mbajë nesër takime elektorale në Shkodër.

Por Rama do pritet me protesta nga Partia Demokratike. Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve shkodranë që ti bashkohen marshimit që do mbahet të enjten, në orën 18:30.

Marshimi do fillojë nga sheshi para Bashkisë së Shkodrës dhe do vijojë në të gjitha rrugët e qytetit për largimin e kryeministrit.

"Partia Demokratike, Dega Shkodër i bën thirrje çdo shkodrani të na bashkohet ditën e nesërme, e enjte, 20 qershor në orën 18:30 në marshimin mbarëqytetar në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe votës. Ky marshim do të fillojë nga sheshi para Bashkisë Shkodër dhe do të vijojë në të gjitha rrugët e qytetit tonë. Bashkohuni me ne. Për një Shqipëri si gjithë Europa. Rama ik,"-bën thirrje PD.

EMISIONET