Rama në samitin për Ballkanin: Gazetat e një vendi anëtar të BE na sulmojnë për krimin

Rama në samitin për Ballkanin: Gazetat e një vendi anëtar

Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin për Ballkanin Perëndimor organizuar nga Miqtë e Evropës. Ai deklaroi se mediat e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian, sulmojnë Shqipërinë për krimin etnik shqiptar, ndërsa statistikat flasin ndryshe.

Rama: Për sa kohë jemi në drejtim të procesit të integrimit, praktikisht jemi në ndërtim të institucioneve. Nuk më vjen mirë kur shteti i së drejtës përdoret për të fajësuar shtetet. Kemi një shtet anëtar me një ekip të shkëlqyer futbolli ku çdo ditë sulmohemi nëpër gazeta për krim etnik shqiptar. Ne zëmë 0.4 për qind, ndërsa një vend tjetër që e ka përqindjen 30%, nuk përmendet. Fillimisht kishin bullgarët sepse deshën të vrisnin Papën. Nuk kam informacion që ndonjë prej vendeve të rajonit që po i bien derën se duam të bëhemi anëtar tani. 

Gjatë fjalës së mbajtur përpara të pranishme në sesionin pyetje-përgjigje, kryeministri Rama e konsideroi një “martesë” procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ai tha gjithashtu se kur Ballkani ishte në gjendjen më të keqe, BE-ja ishte në gjendjen më të mirë, ndërsa tani situata ka ndryshuar.

Rama: Unë shpresoj që shtetet anëtare do të pajtohen me BE-në dhe BE-ja të jetë ashtu siç e kemi njohur dhe siç kemi ëndërruar për të dhe jo diçka tjetër. Duket se mallkimi është Ballkani. Kur BE-ja ishte në formën e saj më të mirë, ne ishim në formën më të keqe, tani që jemi në formën më të mirë, BE-ja jo se është në formën më të keqe, por po shkon në këtë drejtim. 

Ndoshta ne kemi një shans për t’u divorcuar përfundimisht me të shkuarën dhe të martohemi me një union të shkëlqyer, i cili na thotë se do të martohemi por nuk na thotë se kur. Në qoftë se nuk do të ndodhë shpejt, do të na ndihmojë të rritemi në mënyrë të shëndosh. E gjithë pjesa e dhimbshme e procesit, etiketat e vendosura, janë shumë të rëndësishme. Është themelore të ndërtojmë institucione. 

EMISIONET