Rama në punishten e drurit, përfiton nga ulja e tatimit mbi fitimin

Rama në punishten e drurit, përfiton nga ulja e tatimit mbi fitimin

Kryeministri Edi Rama vizitoi një sipërmarrje të përpunimit të drurit dhe të arredimit në Kashar,  e cila do të përfirtojë nga lehtësia më e fundit fiskale,  tatimi mbi fitimin nga 15 në 5%, si rezultat i rritjes së pragut të xhiros vjetore deri në 14 milionë lekë.

Sipërmarrësit e shohin si një mundësi për të zgjeruar aktivitetin dhe investuar në teknologji moderne.

“Sivjet kemi dhe me shumë porosi normalisht. Deri vjet xhiro vjetore ka qene tek 8 milionë lekë të reja. Kjo nuk na jepte mundësi të zgjeroheshim si biznes. Këtë vit, nga 8 milionë do të shkojmë në 14. Kjo gjë na jep mundësi që ne të zgjerohemi si biznes, të shtojmë punëtorët. Gjithashtu ai 15 % tatim-fitim që është bërë 5%, na jep më shumë dorë që të ecim më përpara dhe të shtojmë punëtorët.”

Kryeministri tha se me rritjen e xhiros vjetore deri në 14 milionë lekë që përfiton nga tatimi mbi fitimin 5%, biznesi i vogël çlirohet nga informaliteti dhe deklarimet abuzive, të cilat bëheshin për të mos paguar detyrimin prej 15% të  tatim-fitimit.

Rama: “Aty është një fashë e tërë që kishte hile, informalitet, gënjeshtra për të gënjyer njëri-tjetrin. Tani besoj që kjo çlirohet komplet, sepse deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit me 5 % taksë, nuk e ka asnjë vend i rajonit. Na intereson shumë punësimi, ngaqë ju do të rrisni investimin për t’u zgjeruar, sepse nuk do të keni më frikë që po të kaloj këtë, do më vijë trefish taksa. Na intereson shumë për këto lloj investimesh prodhuese që janë shumë pozitive për tregun vendas, por edhe për eksportet, sepse janë shumë nukle të tilla që kanë kapacitete profesionale për t’ju përgjigjur eksportit.”

Kryeministri këshilloi se një menaxhim i mirë i të ardhurave, në raport me punonjësit, do të jetë shumë më dobiprurës për vetë sipërmarrjen.


EMISIONET