Të gjitha bizneset kosovare tashmë do ta kenë më të lehtë tregtinë. Në portin e Durrësit është hapur pika doganore e Kosovës e cila do të sjellë më pak procedura dhe ulje të kostove për sipërmarrjen kosovare.

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se hapi i radhës do të jetë një kufi i unifikuar mes dy vendeve, i cili pritet të realizohet në pranverë.

Edi Rama: Në pranverë do të kemi një procedurë krejt tjetër. Një kufi totalisht fluid, njësoj si kufiri mes Francës e Gjermanisë, apo Italisë e Zvicrës.

Në këtë aspekt, ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë e Veriut. Kemi nisur kontaktet dhe ta vendosim dhe me Malin e Zi.

Kujt do na thotë se integrimi kufitar me modelin Shengen është një shprehi e Shqipërisë së Madhe do i përsërisim që Shqipëria e Madhe është sajesë e kundështarëve dhe armiqve të Shqiptarëve në histori. Nuk ka Shqipëri të madhe  ka një komb shqiptar që ka të gjithë të drejtën e vet ta shohë të ardhmen si pjesë e të njëjtit sistemi organizimi e bashkëjetesë.  

Nëse duan ta vazhdojnë këtë disktumin ne jemi gati. Është jonë është publike dhe nuk është ëndërr e fshehtë dhe ne i besojmë shumë të vërtetës që një ëndërrë që një popull e sheh me sy hapur herët e vonë e realizon, por jo tek kjo. Kjo është thjesht e drejta jonë për të pasur një kufi fluid për të mos u strapacuar nëpër kontrolle dhe rradhë absurde dhe të pakuptueshme."

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kordinatori kombëtar, u shpreh se hapja e pikës doganore është elementi më i rëndësishëm për bashkimin midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Limaj: Besoj se ky është projekti i dytë më i rëndësishëm prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që ne po implementojmë sot.

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, theksoi se gjatë 2018 ka pasur një rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Ahmetaj: 281 milion euro nga 2019 milion euro që ka qenë viti 2017. Me një rritje prej 50 mijë ton në volum dhe 62 milion euro në vlerë.

Hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit ka qenë një nga marrëveshjet e nënshkruara midis dy qeverive në mbledhjen e fundit të zhvilluar në Pejë.


/Ora News.tv/