Fushtën "E gjithë vëmendjen tek ju” kryeministri Edi Rama e zhvendosi në Korçë, ndërsa tha se shumë qytetarë kanë gjetur zgjidhje për probleme shumë vjeçare në platformën e bashkëqeverisjes.

Sipas kryeministrit, janë 462 raste masash disiplinore ndaj punonjësve të shtetit, të cilat kanë nisur pikërisht  tha ai pas ankesave të bërë nga qytetarët online.

Edi Rama: "Mesazhi për të gjithë punonjësit e shtetit që janë në zyrat ku u shërbehet qytetarëve forcohet javë pas jave dhe falë këtij aktiviteti dhe dëshmive të vetë qytetarëve dhe masave që merren për punonjësit. Çdo qytetar ka fuqinë e pushtetit"

Rama kishte një thirrje për qytetarët.

Edi Rama: "Të inkurajohen e të marrin rrugën e duhur, atë të platformës dhe ankesës së  drejtëpërdrejtë në vend të rrugëve për të gjetur mik e dhënë lekë për të zgjidhur një problem.

Në Korçë kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga Partia Demokratike, të cilët e akuzuan atë për varfërim të qytetarve dhe lidhje me krimin.

/Ora News.tv/