Tërmetet, Rama: Do përdoret fondi rezervë për përballimin e situatës emergjente

Tërmetet, Rama: Do përdoret fondi rezervë për

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median lidhur me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave

Nënvizon solidaritetin e madh që është hasur që në momentet e para pas tërmett nga partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë.

"Buxheti garanton përdorimin e fondit rezervë për përballimin e situatës emergjente. Parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit."

Rama tha se do të jepet leje falas për ata që do të bëjnë ndërhyrje në banesa.

"Kemi vendosur të bëjmë një përshpejtim të lejeve. Ka një numër të konsiderueshme familjes që duan të bëjnë ndërhyrjet përkatëse aty ku e kanë të mundur, madje ka familje që kanë kërkuar që tu lehtësohet  procedura. Këta jo vetëm që do të marrin leje pa paguar asnjë taksë, por do ta marrin lejen brenda 5 ditësh", tha kryeministri.

Për ndërtimet kolektive, Rama tha se leje do te jepet me policën e sigurimit.

"Nuk do të jepet leje ndërtimi pa policën e sigurimit. Ata duhet ta disponojnë që në fillim arkitektët. Policën duhet ta depozitojë investitori në dosjen kur kërkon lejen dhe detyrimin për kompanitë e sigurimit që të garantojnë zbatimin e sakte dhe pa shkelje të lejes", u shpreh Rama.

EMISIONET