Spiropali: Ofensiva turke "ngriu" operacionin për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

Spiropali: Ofensiva turke "ngriu" operacionin për riatdhesimin e

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi në Kuvend se shteti shqiptar kishte planifikuar në gusht një operacion për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në kampet e Sirisë.

Por deklaroi ajo, ndryshimi i situatës me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë "ngriu" operacionin.

Spiropali: Kur ka ndodhur rikthimi i parë në masë, 110 shtetas kosovarë, mes tyre katër luftëtarë dhe pjesa tjetër gra dhe fëmijë të transportuar nga partnerët tanë për në aeroportin Erbil në Irak. Organet shtetërore kosovare janë njoftuar prej tyre dhe i kanë zhvilluar procedurat në Erbil. Disa persona janë kthyer pas në kamp, të tjerë janë transportuar përmes transportit ajror kthyer nga SHBA. Në kuadër të këtij informacioni Shqipëria ka nisur punën për identifikimin e personave me shtetësi shqiptare në zonat e konfliktit, prill-maj 2019. Në këtë proces janë përfshirë dhe ambasadat. Janë organizuar disa takime.

Në vijim është identifikuar një numër shtetasish shqiptarë dhe të mitur nga informacionet e agjencive të inteligjencës, përfshirë fëmijë të lindur në zonën e konfliktit nga prindër shqiptarë. Kontaktet janë vendosur përmes partnerëve gjatë muajve qershor-korrik. Në fund të muajit gusht është diskutuar një operacion i mundshëm riatdhesimi.Pas propozimit të planit për transferimin nga kampet, situata në zonën e konfliktit ka ndryshuar.Kjo ka sjellën ngrirjen e oepracionit. SHBA u tërhoqën, pati një sërë luftimesh mes forcave të armatosura turke dhe njësive në atë zonë.Pas armëpushimit ka një situatë të re gjeopolitike në terren çka paraqet sfida të reja. 

Aktualisht një grup oepracional po rivendos konktatet në terren dhe po peshon të gjitha mundësitë për të siguruar riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, duke pasur parasysh situatën aktuale si dhe rolet e ndryshuara të aktorëve në terren. Në këtë situatë të re konflikti të rindezur dua të ritheksoj rëndësinë e madhe që merr mospublikim i të dhënave dhe identitetit të këtyre shtetasve që mund të jenë objekt sulmi nga të gjitha palët.

Deklaratat Spiropali i bëri në interpelancën e thirrur nga deputetët e opozitës lidhur me rastin e Alvin Berishës, i cili ndodhet i plagosur në kampin al-Hol në Siri.

Identifikimi i vështirë

Ministrja Spiropali tha se identifikimi i shqiptarëve të mbetur në zonat e konfliktit është i vështirë, pasi në shumicën e rasteve nuk disponojnë dokumenta shqiptare.

Spiropali: Pavarësisht se kohët e fundit u transmetua rasti fatkeq i Alvinit, strukturat shtetërore shqiptare janë vënë në lëvizje qysh prej fillimit të këtij problemi me qëllimin kthimin sa më parë të të gjitha grave dhe fëmijëve shqiptarë që qëndrojnë në kampet e ISIS. Situata në Siri është tejet e komplikuar. Identifikimi i shtetasve shqiptarë ka qenë një proces i vështirë si pasojë e informacionit të kufizuar si dhe nga fakti se shumë prej tyre kanë udhëtuar pa përdorur mjete identifikimi të lëshuar nga Repubklika e Shqipërisë, kanë ndryshuar identitetin duke marrë emra arabë dhe dokumenta të tjerë, ose kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme.Identifikimi final është operacion i vështirë.Kanë zhdukur dokumentat shqiptarë dhe janë pajisur me dokumenta të Kalifatit.Këto kampe menaxhohen nga struktura paramilitare.Shteti shqiptar është duke bërë çfarë është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët që gjenden në ato kampe.

Spiropali apeloi opozitën të mos kompromentojë situatën e operacioneve në terren.

Spiropali: Hapat institucionalë nuk mund të bëhen publike, do të vinte në rrezik operacionin dhe jetën e fëmjijëve dhe grave në këto kampe.Duke zbuluar identitetin e këtyre personave i ekspozojmë para një rreziku vdekjeprurës. Organizatat që menaxhojnë këto kampe nuk duan që personat të largohen. Kur rrjedh informacion operacioni komplikohet.Fatkeqësisht disa nga këto fakte janë shfaqur në media nga dashamirësia për të ndihmuar këtë proces duke shtuar rrezikun për të zbuluar plotësisht identitetin e grave dhe fëmijëve shqiptarë para terroristëve.


EMISIONET