Rama në dhomën e Alesios, vogëlushit që mbijetoi pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit

Kryeministri, Edi Rama, ishte në spitalin e Traumës mbrëmjen e sotme ku vizitoi dy djem mjaft specialë, të mbijetuar nga tërmeti kastrofik.

Rama fillimisht ndaloi pranë krevatit të Aurelit, djalit që e kishte kërkuar me ngulm ta vizitonte.

"Ka shembje te krahu dhe nofulla. Nga e hëna pritet të dalë nga spitali", thonë mjekët dhe prindërit e tij.

Aureli u hodh nga kati i tretë por fatmirësisht është mirë.

Paralel me të ndodhet krevati i 10 vjeçarit, Alesio Cakoni. Siç tregon daja i tij ai është hedhur nga kati i pestë i pallatit që u shemb i gjithi dhe i mori jetën motrës së tij Dritës 16 vjeç dhe babait Kastriotit. Ndërkohë nëna e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Daja: Alesio ka nevojë për shtëpi, janë të pastrehë. Nuk ka ku të shkojë pas spitali.

Rama: Do të vijë në shtëpinë time nëse nuk ka ku të shkojë.Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë. Të hidhet nga kati i pestë dhe të mos më ketë shok mua.

Kryeministri Rama u përpoq të sjellë pak atmosferë në dhomën e vogëlushëve, për tu larguar disi mendjen nga drama dhe tragjeditë që kanë kaluar, duke u premtuar dhe dhurata.


EMISIONET