Kandidatura e Shqipërisë për drejtimin e OSBE, Rama kërkon mbështetjen e Gjermanisë

Kryeministri, Edi Rama, shfrytëzoi vizitën e Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas,në Tiranë për ti kërkuar publikisht mbështetjen e Gjermanisë për kandidaturën e Shqipërisë për drejtimin e OSBE.

Edi Rama: Me Minsitrin do vazhdojmë të bisedojmë dhe unë do të përsëris një kërkesë që ne kemi bërë për të marrë mbështetjen e qeverisë federale për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE. Jemi të bindur që kjo do të kontribunote dhe në funksion të vetë dinamikave të rajonit tonë, procesit integrues të rajonit dhe do të ishte një incentivë për Shqipërinë dhe rajonin.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Rama falenderoi qeverinë federale dhe kancelaren Merkel për mbështetjen ndaj procesit të integrimit dhe reformave në Shqipëri.

Edi Rama: I jemi mirënjohës kancelares gjermane për mbështetjen në reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat që lidhen me progresin në funksion të integrimit në BE.

Ndërsa Maas nuk harroi ta falenderonte që përzgjodhi Shqipërinë mes Greqisë dhe Maqedonisë për të kaluar drekën.

Rama: Faleminderit për vizitën dhe për faktin që midis Maqedonisë dhe Greqisë keni zgjedhur që drekën ta kaloni në Shqipëri. Është një zgjedhje shumë e mençur.

Maas: Shqipëria do mund të mbështetet gjithmonë tek Gjermania. Perspektiva europiane e Shqipërisë nuk është vetëm  fjalë nga ana jonë. Nëse ju do vijoni me rrugën tuaj, do përmbushni kushtet, rruga drejt BE do të vijojë më tej dhe për këtë keni mbështjen tonë.



EMISIONET