Rama: Meta është me hënë, kur i bie rrotullimi nga Saliu errësohet komplet

Rama: Meta është me hënë, kur i bie rrotullimi nga Saliu

Kryeministri Edi Rama nga Gramshi ironizoi presidentin Ilir Meta.

Rama tha se Meta është me hënë dhe kur është pozitive bashkë bëjnë punë të mira, por kur rrotullimi qëllon nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha errësohet komplet.

Edi Rama: Kur shoh atë Ilir Metën, se është si hëna. Kur qëllon hënë e plotë ka energji pozitive. E kam parë kur ka qenë hënë e plotë kemi bërë punë të mira, por kur i bie rrotullimi nga ana e Saliut nuk shihet më asgjë. Errësirë komplet. Dhe kur del thotë që po bën çmos që të pengojë konfliktin civil, aty pastaj nuk rri dot pa e përsëritur sa herë më jepet mundësia që konfliktin civil është shumë e thjeshtë.

Thuaj fallxhores deri në datë 30 asnjë kokër kafe turke në shtëpi. Nëse Monika nuk përdor kafe turke dhe mbahet larg kafes turke dhe nëse Saliu i thotë Lulit rri te shtëpia deri në datë 30, këtu nuk ka më asnjë këmbë njeriu që del për të krijuar probleme. Zemra e këtij konflikti janë këta 4 vetë. Dy j'ua ka treguar me gisht qeveria e SHBA-ve, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi përgjegjës për gjithçka ndodh. Dy të tjerët i dini vetë, i di populli, i dinë edhe peshqit që kanë filluar të rriten tek liqeni.

EMISIONET