Rama mesazh rrugës për në Bruksel

Rama mesazh rrugës për në Bruksel

Kryeministri Edi Rama jep një mesazh lidhur me vendimin e 18 tetorit për çeljen e negociatave, teksa bashkë me homologun maqedonas janë nisur drejt Brukselit.

Rama thotë se sot kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen në Tuluzë në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe tema do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit të Europës ku do të mbahet qëndrimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Rama: "Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një 'po' për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës së vendeve anëtare. Nuk jam as optimist dhe pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se bëhet maksimumi për të marrë po-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e mbështetur se sot në këtë proces".

Ai shtoi se pak por e sigurtë është se edhe Franca e njeh progresin e bërë, por se kërkon sot më shumë nga BE dhe Maqedonia e Veriut.

"Tani po nisem për në Bruksel bashkë me Kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat socialist dhe progresiv, në një takim të organizuar nga Partia Socialiste Europiane, në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme", tha në mbyllje kreu i qeverisë.


EMISIONET