Pikëpyetjet e Berlinit! Rama: Shqipëria meriton çeljen e negociatave për anëtarësim

Pikëpyetjet e Berlinit! Rama: Shqipëria meriton çeljen e

Samiti i Berlinit ka nxitur polemika mes aktorëve politik në Shqipëri. Pas takimit me kancelaren Merkel, kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Twitter, u shpreh se mesazhi ishte I qartë: “Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”.

Duke iu përgjigjur mediave që shkruan për dështim të Shqipërisë dhe dialogut Serbi-Kosovë në Berlin, Rama shkruan se “Shqipëria s'do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush”.

Gjatë së martës Rama ka vijuar takimet me përfaqësues të Bundestagut në Berlin, ndër to, me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul.

Por nga Tirana përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar për dështim. Zëvendës kryetari I LSI Petrit Vasili, shprehet se Shqipëria e humbi sërish trenin për në BE.

Vasili: Sërish Shqipëria humbet orën dhe datën, praktikisht humbet trenin e Europës. Nuk mund të harrojnë shqiptarët që sot nuk kanë humbur ata por mashtrimet e Edi Ramës i cili pacipësisht një vit më parë deklaroi, po e citoj fjalë për fjalë çka ka thënë një vit më parë pikërisht në 29 qershor 2018. Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar!

Ish kryetari I LSI akuzoi Ramën se u angazhuar në diskutimet për ndryshimin e kufijve të Kosovës, por tashmë pas Berlinit sipas Vasilit bisedimet do të jenë në një përqasje evropiane.

EMISIONET