Rama: Me siguri, në shkurt do të goditen të korruptuarit

Rama: Me siguri, në shkurt do të goditen të korruptuarit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në muajin shkurt, me "siguri" do të fillojë ndëshkimi të korruptuarve. Gjatë një fjalimi të gjatë përpara familjarëve të viktimave të 21 janarit, kryeministri e konsideroi çadrën e protestës së opozitës vitin e shkuar si një barrikadë kundër vettingut.

Rama: Sot, vetëm dy vite më vonë reforma në drejtësi ka kaluar, liria e tokës së nxanun ka filluar, ethet e frikës nga ndëshkimi i kanë kapur të pushtetshmit. 

Në janarin e shkuar ishim këtu. Ngushëllimi për ju ishin fjalët optimiste për Vettingun dhe në shkurt pas atij janari u ngrit disa hapa nga këtu një çadër për ta vrarë vettingun, duke marrë peng zgjedhjet në Shqipëri. 

Sot, në këtë janar vettingu ka filluar dhe në shkurt me siguri do të fillojë ndëshkimi i të korruptuarve që mbajtën peng kaq shumë vite drejtësinë, si prokurorë apo gjykatës.


EMISIONET