Rama: Më shumë se 4000 familje do ta bëjnë gëzuar vitin e ri 2021 në shtëpinë e re

Rama: Më shumë se 4000 familje do ta bëjnë gëzuar vitin

Kryeministri Edi Rama premtoi se brenda fundit të këtij viti do të ndërtohen më shumë se 4 mijë banesa private për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama:  Të gjithë ata, që në ato momente të para ishin të shokuar dhe ndiheshin të pashpresë, ta bëjnë gëzuar vitin e ri 2021, në shtëpinë e re.

Deklaratën  Rama e bëri gjatë bashkëbisedimit me banorë të Thumanës ku u prezantua dhe projekti për rindërtimin e zonës.

Rama u shpreh se shtëpitë e reja janë antisizmike për të përballuar tërmete dhe më të forta se ai i vitit të kaluar.

Rama:  Shtëpitë janë antisizmike përballojnë tërmet prej shumë ballësh, shumë më të rëndë se ai që ra e që mos rëntë më kurrë.

Gjatë bashkëbisedimit Rama u pyet nga banorë të objekteve të dëmtuara nga tërmeti të cilat janë vlerësuar për riparim, por edhe nga qytetarë që preken nga plani urban i rindërtimit.

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u shpreh se 7600 banesa kolektive do të ndërtohen vitin e ardhshëm.



EMISIONET