Rama me "Kurbanin" në Torino, pritet me protesta nga shqiptarët

Në mes të turbullirës politike  italiane,  i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë shqiptare ishte i ftuar special në Panairin e Librit në Torino si autor i librit “Kurban”-”Il sacrificio”, që është përkthyer këtë vit në Itali.

Pjesmarrja e tij nuk kaloi pa incidente. 'La Stampa' ka raportuar se gjatë promovimit të librit të Ramës në Panairin e Librit në Torino, 5 shqiptarë rezident në Itali kanë protestuar me pankarta në të cilat kishin  fotografinë e Ramës teksa shtrëngonte duart me Ministrin e Brendshëm italian Marco Minni.

Ata e  kanë akuzuar kryeministrin Rama se ka lejuar që vëllai i Ministri Xhafaj ti shpëtojë drejtësisë.

Protesta ka gjetur vëmendjen e mediave italiane por Rama ka deklaruar se këta protestuas e ndjekin kudo, janë kundërshtarët e tij politik dhe në çdo udhëtim të tij e presin me protesta.

Mësohet se protestusit shqiptarë janë shoqëruar nga policia italiane por janë lënë të lirë fill më pas.


EMISIONET