Kryeminsitri Edi Rama, ka thënë  se asnjëherë nuk ka mbajtur anë në luftën e brendshme politike në Kosovë. Ai ka thënë se ka heshtur gjatë luftës politike në kohë të pandemisë pavarësisht se aktivistët e VV-së kanëndërmarrë aksione që të rrëzojnë qeverinë e tij.

Për emisionin Pressing në T7, ia tha se ajo që e lëndon më shumë me Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin janë gënjeshtrat.

Edi Rama: ''Aktivistëve të Vetëvendosjes nuk besoj se iu ka ngelur hatri që unë nuk kam thënë asgjë, në kushtet  kur në Kosovë partitë janë në një betejë të brendshme. Unë nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë për njëri apo tjetrin për të ndërhyrë në punët e brendshme. Aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time, kështu që nuk ma do mendja tu ketë ngelur hatri pse unë nuk kam dalë që të mbroj qeverinë e tyre. Ajo që mua më ka lënduar më shumë me Ramushin është gënjeshtra. Ajo që më lëndon me Albin Kurtin është gënjeshtra. Me gënjeshtrën unë kam një problem shumë të madh. Gënjeshtra publike kur flasin për çështjen e teatrit? Çdomethënë kjo që do i jepen oligarkëve?''

/Ora News.tv/