Rama mbledh Kongresin PS më 23 mars, fton dhe Fatos Nanon

Rama mbledh Kongresin PS më 23 mars, fton dhe Fatos Nanon

Socialistët duket se e kanë marrë seriozisht përgatitjen për zgjedhjet vendore, pavarësisht situatës së krijuar dhe një rreziku të mundshëm që opozita ti bojkotojë ato. Të shtunën më 23 mars, PS ka thirrur kongresin e saj dhe  një ftesë të veçantë ja ka dërguar edhe ish-kryetarit Fatos Nano. Në kongres do të bëhet publike vetëm lista e kandidatëve për këshilltarë të Tiranës dhe jo e bashkive të tjera. 

Për ti paraprirë zgjedhjeve vendore, Partia Socialiste ka vendosur të mbajë kongresin me 23 Mars, ku sipas statutit të ftuar do të jenë edhe ish-kryeministrat socialistë, mes tyre edhe Fatos Nano.

Punimet e Kongresit do të ndahen në tre sesione, zgjedhjet vendore, bashkëqeverisja dhe Pakti për Universitetin. Me 23 Mars do të diskutohet për kandidatët për kryetar bashkie ndërsa do të bëhet publike vetëm lista e këshilltarëve bashkiakë për Tiranën.

Burimet nga mbledhja e grupit të PS thanë se Kryesocialisti Rama ka kërkuar që të mos mungojë askush më 23 Mars. PS ka një listë paraprake të kandidatëve potencialë për kryetarë bashkish, por ende po vijojnë sondazhet në bashki të ndryshme, për të dalë në fund me një listë zyrtare, bazuar edhe në emrat e atyre që kanë më shumë kontribute në parti.

Kryesia e PS ngarkoi Damian Gjiknurin Sekretar për Çështjet Zgjedhore për të koordinuar punën për reformën zgjedhore.

Për emrin e ish-ministrit të Infrastrukturës ka reaguar edhe PD, duke e etiketuar emrin e Gjiknurit si simbol të vjedhjes së votës . “Personi që duhet të ishte në burg po të hetohej dosja 184, sot merr stafetën për reformën zgjedhore” thuhet në njoftimin e PD.

EMISIONET