Sterkaj i ankohet Ramës: Emërimet në Shkodër janë kthyer në tendera politik

Sterkaj i ankohet Ramës: Emërimet në Shkodër janë

Shkodra po kthehet në një krizë të brendshme politike në Partinë Socialiste, pas dështimit të strategjisë së Edi Ramës për këtë qark.

Shqetësimet e ngritura dy ditë më parë nga strukturat e PS në Kryeqendrën e Veriut, deputeti Paulin Sterkaj ja ka përplasur në fytyrë Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen në selinë rozë në Tiranë.

RTV ORA mësoi nga burimet se në mbledhjen e Edi Ramës me drejtuesit politik dhe kryebashkiakët e rajonit të Veriut, deputeti i Malësisë së Madhe i është ankuar Ramës se emërimet në Qarkun e Shkodres janë kthyer në tendera politikë.

Emërimet që bëhen në drejtoritë e qytetit të Shkodrës, sipas Sterkaj, nuk bëhen mbi bazën e meritës, por sipas listave të drejtuesve politik.

Pavarësisht pakënaqësive të shprehura ndaj të deleguarve të Edi Ramës në kryeqendrën e Veriut, kryesocialisti mësohet t’i ketë mbrojtur ato. Por për të mësuar më shumë dhe për të zgjidhur këtë situatë problematikë mes socialistëve, Kryeministri ka vendosur ta marrë vetë situatë në dorë duke i mbledhur të hënën vetëm qarkun e Shkodrës.

Edhe pse në fushatë për zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama premtoi investime në këtë qytet, mesa duket Shkodra nuk po i ngjit Kryeministrit. Pasi edhe pse fitoj lokalet nuk ka një kryebashkiak në krye të Shkodrës, për shkak se i emëruari i tij Valdrin Pjetri u prek nga ligji i dekriminalizimit.

Pas kësaj kryesocialisti bëri të gjitha lëvizjet duke dërguar përfaqësues nga Tirana për të drejtuar punën e strukturave socialiste në këtë qark, por sërish dështoi, pasi socialistët janë të pakënaqur me njëri-tjetrin. Drejtimin e bashkisë dhe punësimet janë dy çështje që drejtuesi i rajonit të Veriut Edi Rama duhet të zgjidhë, por me njërën nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Presidentin Meta, ndërsa me emërimet pritet të ketë punë përçarjet mes partisë së tij. 

EMISIONET