Rama mban premtimin për vogëlushin në karrige me rrota, e përcjell me taksi për në shkollë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme  me një gjest human. Premtimin që i bëri vogëlushit 9 vjeçar Leo për t'i siguruar transportin e ka përmbushur.

Mëngjesin e sotëm ai e ka përcjellë për në shkollë vogëlushin në karrige me rrota, por të padorëzuar ndaj fatit.

"Mirëmëngjes dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë".

Leos së vogël sikundër i ishte premtuar nga Rama tek " E diela Shqiptare" i është siguruar transporti ditor falas me taksi për në shkollë. Nga ana tjetër, Rama është shprehur se për Leon do të vihet në dispozicion dhe një fizioterapist, në mënyrë që të mundësohej sa më shpejt ngritja e tij në këmbë.

Më herët Rama përmbushi dhe premtimin për Eriglisën, studente ekselente nga komuniteti egjiptian. Kryeministri i siguroi një vend pune: si këshilltare e ministrit për çështjet sociale.

EMISIONET