Rama lajmëron liri me pikatore dhe forcon sanksionet: Po konsiderojmë dhe burgun për shkelësit

Rama lajmëron liri me pikatore dhe forcon sanksionet: Po konsiderojmë

Kryeministri, Edi Rama, ka apeluar sërish qytetarët që të fokusohen te e sotmja dhe mbrojtja e jetës dhe jo te e nesërmja.

Shefi i qeverisë në komunikimin live me qytetarët theksoi edhe njëherë se ekonomia bie dhe ngrihet por jetët nuk kthehen më.

Jemi në zonën e zjarrit me COVID 19, tha ai, dhe jeta nuk ka çmim, ndërsa hallet janë për njeriun.

Edi Rama: Jemi futur në zonën e  zjarrit. Jeta nuk ka çmim, hallet janë për njeriun. Çka nuk vret të forcon.  Nëse ky armik nuk do të na vrasë, do të na forcojë,. Qëllimi ynë është të dalim më të fortë dhe qëllimi im është që atyre që janë më në hall tu qëndrojmë sa më pranë. Sot kemi pasur 27 persona të infektuar. Jemi në një moment shumë kritik të luftës.

Duke vënë re se për shkak të ecurisë pozitive të përpjekjes së përbashkët shumëkush ka filluar të mendojë për të nesërmen.  Kam vënë re që shumëkush ka filluar të kërkojë gjëra që është ende herët për tu kërkuar. E nesërmja është shqetësimi ynë është i përbashkët.

Ashtu siç kishte paralajmëruar dhe më herët se nga java e ardhshme mund të kemi lehtësira në lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve Rama tha se po diskutohet të bëhen lehtësira në fashën e orareve dhe autorizimin  e të punësuarve për të lëvizur me mjetet private.

Por nga ana tjetër, ai tha se do të forcohen dhe sanksionet deri në heqje lirie nëse do ketë shkelje.

Rama: Pa diskutim që bazuar në ecurinë pozitive kemi mundësinë të mendojmë që të lirojmë me pikatore disa masa për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët. Por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar.

Duke lehtësuar fashën e orareve apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe se kanë të mundur të lëvizin me automjetin e tyre privat duhet të rrism fort sanksionet për ata që do të shkelin hapësirën e lejuar të lirisë. Duhet të shkojmë deri në heqje lirie për dikë që nëse merr automjetin për të shkuar në punë transporton dhe njerëz të tjerë. Kjo është ajo që kemi në diskutim.

Transport publik nuk ka, si të shkojnë në punë punonjësit e Call Center?

Rama: Është e vërtetë që për një pjesë të punonjësve është e pamundur të shkojnë në punë në këto ndërmarrje. E kemi pranuar me vetëdije për të lehtësuar ngarkesën. Po mendojmë masë lehtësuese për të lejuar të gjithë ata që punojnë në kompani apo biznese të mëdha apo të vogla që lejohen të punojnë të lëvizin me automjetin e tyre privat. Por a jeni dakord që kjo të shoqërohet me një masë deri në heqje lirie? Nuk mund të nxjerrim sytë për të vënë vetulla.



EMISIONET