Rama “kyç” administratën: Do punësohen vetëm ekselentët. Sektori privat vuan për punëtorë

Rama “kyç” administratën: Do punësohen vetëm

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, foli përsëri për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Ai u shpreh se ka nisur puna duke angazhuar 300 nxënës për procesin e rindërtimit. Gjithashtu, Rama paralajmëroi se për këtë proces do të hapet dhe thirrja nga Ministria e Rindërtimit, për të gjithë qytetarët që duan të punësohen. Ai shtoi se do qeveria do t`u kërkojë kompanive të rindërtimit që paga mesatare për punonjësit që do të angazhohen në këtë proces, të jetë 420 euro.

Edi Rama: Kemi filluar të angazhojmë një grup për të angazhuar 300 nxënës të shkollave profesionale për rindërtimin. Ministri i Shtetit për Rindërtimin do të publikojë thirrje të hapur për ata që kanë njohuri në proceset e rindërtimit. Është fakt se një nga sfidat më të mëdha të këtij procesi është nevoja e madhe për punonjës. Ky proces do të hapi shumë vende pune që kërkojnë kualifikim të caktuar në të gjitha nivelet e rindërtimit. Ne jemi të përgatitur të kryejmë trajnime, dhe nga ana tjetër jemi të sfiduar nga fakti nga ata që kanë ankesa që s`kemi punë. Ka shumë vende pune, por ata që ankohen duan punë shteti. Dua ta bëjë me dije se qeveria të imponojë që kompanitë e rindërtimit të vendosi një pagë që është paga mesatare në Shqipëri, që do të jetë 420 euro. Asnjëherë nuk do pranojmë që kompanitë të paguajnë për punëtorët pagën minimale që është sot në Shqipëri. 

Megjithatë, Edi Rama tha se krahu i punës nuk mjafton, ndaj qeveria do të hapë kufijtë për punëtorët e huaj. Ai u shpreh se do të lehtësohen procedurat për rekrutimin e punonjësve të huaj. Gjithashtu, Rama paralajmëroi studentët se nuk do të ketë më mundësi punësimi në administratën shtetërore. Ai tha se ky “luks” do të jetë vetëm për ekselentët, ndërsa u shpreh se në sektorin privat ka vuajtje për punëtor për shkak të refuzimit

Edi Rama: Ne do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj. Tani do t`i japim mundësi kompanive të rekrutojnë punonjës të huaj për të punuar në Shqipëri. Kjo është një sfidë e madhe e të gjithë rajonit, dhe në këtë sfidë ne kemi mundësinë që me një procedurë të lehtësuar, prej vetëm 7 ditësh për marrjen e punonjësve nga jashtë, të marim punonjës nga jashtë. Vuajmë për krahun e punës për shkak të refuzimit në sektorin privat të punës dhe pritjes për t`u punësuar në shtet. Në shtet kanë prioritet studentët ekselentë. Shtigjet për të punuar në shtet falë partisë, falë xhepit do të shkojnë duke u ngushtuar deri në mbyllje të plotë. Punësimet në administratë tani janë punësime që e kanë fokusin te ekselentët. Duam ta kthejmë rindërtimin në gravitetin e një bumi zhvillimi.

EMISIONET