Kosova është peng i dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të tjera, tha Rama duke mbrojtur presidentin e Kosovës Hashim Thaçi lidhur me çështjen e demarkacionit. 

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Ramush Haradinaj ishin në konferencë për median pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt sot paradite në Pejë.

Edi Rama: "Sot Kosova është peng i dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të tjera. Kjo është e papranueshme për ne. Sa i takon çështjes së korigjimit, unë një gjë kam për të thënë. Hashim Thaçi  është president i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.   Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhëtar është një gomar, këtë di të them unë. Të tjerët pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm, janë çështje që i takojnë ndërtimit të një vizioni strategjik për të ardhmen e Kosovës. 

Rama bëri thirrje për gjetjen e rrugës së duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë

Edi Rama: Dhe këtu nuk është çështja se çfarë mendon njëri apo çfarë mendon tjetri. Këtu është çështja që ne të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, jo bashkë me fjalime por me realitet, që shqiptarët të bashkohen, që ajo shqiponja dy krenare të jetë një dhe Shqipëria e Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe në çdo aspekt."

Por kryeministri i Kosovës pavarësisht qëndrimit të Ramës nuk u  tërhoq pas. Ai i tregoi prerazi se askush nuk mund bëjë pazare në kurriz  të territorit të Kosovës.

Ramush Haradinaj: Kush mendon se  merr tokë prej Kosovës e ka gabim. A ishte i Kosovës, a ishte i  Shqipërisë, apo kujdo qoftë. Asnjë metër e Kosovës nuk merret më, si qe  Edi, Ramushi, Hashim Thaçi apo kushdo tjetër gabon rëndë. Kjo është tokë  e shqiptarëve e lame me gjak, 17 shkurti nuk preket më, duhet ta dijë  gjithëkush këtë. Po e them këtë për fatin se ne gjithmonë duhet me hap  vendimet tona. Një vendim e kemi marrë me 17 shkurt, nuk ka detyruar  njeri me zor, e kemi prej vullnetit të lirë, është pëlqyer,është  përkrahur.

Na ka njohur Shqipëria kufirin në këto  parametra, na ka njohur Amerika, pse ne duhet me e hap veten, pse duhet  ne me i bë pyetje më vetëvetes. Kur është gati Serbia me na njoft mirë  se vjen. Sado dëshiron të vazhdojë pa na njohur ne nuk mërzitemi.Nuk  jemi mërzit kur kemi filluar përpjekjen për liri, nuk mërzitemi as sot.  Nuk presim prej të tjerëve, Kosova është mërzit kur ka filluar  përpjekjen për liri, nuk mërzitemi as sot. Nuk presim prej të tjerëve.  Kosova është e popullit të vetë, është e kombit bashkë, është e  aleatëve, por nuk presim.

Ne do të kryejmë punët tona,  infrastrukturën e sigurisë, veprimet e tjera do ti ndërmarrim. Kjo nuk i  dedikohet një individi apo një force politike, por është gabim të  mendohet në zgjidhje territoriale mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse kufijtë  nuk i pëlqejnë dikujt në Ballkan më së shumti kanë të drejtë shqiptarët  të mos u pëlqejnë. Po flasim për krejt kufijtë e shqiptarëve. Nuk mund  të flasim vetëm për një pjesë të Kosovës e kamufluar në emër të  korrigjimit apo demarkimit, kjo nuk bëhet fjalë. Nuk ka me ndodh sa ka  shqiptarë në Kosovë.

Haradinaj tha se demarkacioni me Malin e Zi ishte arritje e përbashkët e dy shteteve.

Ramush Haradinaj: Sa i takon demarkacionit me Malin e Zi është një arritje e përbashkët Kosovë-Mali i Zi. Unë kam besim se do të respektohet ky obligim i ndërsjelltë.

Ndjejmë nevojën që me Malin e Zi të krijojmë lidhje infrastrukturore sepse politike dhe të sigurisë i kemi.

Kemi nevojë për dy rrugë që çojnë në Plavë, ajo që kalon përmes Grykës së Rugovës, dhe një tjetër si dhe një tunel që na lidh me Rrozhajën dhe që nuk është shumë i kushtueshëm e për të cilin po punojmë.

Sa i takon demarkacionit me Malin e Zi është një arritje e përbashkët Kosovë-Mali i Zi. Unë kam besim se do të respektohet ky obligim i ndërsjelltë. Ndjejmë nevojën që me Malin e Zi të krijojmë lidhje infrastrukturore sepse politike dhe të sigurisë i kemi. Kemi nevojë për dy rrugë që çojnë në Plavë, ajo që kalon përmes Grykës së Rugovës, dhe një tjetër si dhe një tunel që na lidh me Rrozhajën dhe që nuk është shumë i kushtueshëm e për të cilin po punojmë.


/Ora News.tv/