Rama, kritikëve: Kulmi! Mirë gomari ngordhi por duhet të merremi dhe me mizat e mjaltit të tij

Rama, kritikëve: Kulmi! Mirë gomari ngordhi por duhet të merremi

Videomesazhin nga dhoma e mbledhjeve, kryemninistri Rama e nisi me një përgjigje për ata që e kritikojnë se ëhstë mbyllur në shtëpinë e tij në Surrel ndërsa vendi përballet me pasojat e epidemisë së COVID 19.

Rama tha se në banesë ai mbyllet dhe në fundjavë për të dhënë edhe shembullin për qytetarët, teksa shprehu zhgënjimin që edhe në një situatë të tillë shpifjet dhe broçkullat  vazhdojnë po njësoj.

Rama: Po ju flas nga dhoma e mbledhjeve ku kam bërë të gjitha komunikimet me ju javën e shkuar sepse këtu kemi  instaluar kamerat për lidhjet direkte me ju dhe këtu punoj gjatë javës me videokonferencat e punës. Po e bëj tani me telefon këtë videomesazh që ta shoh dhe ta qepin gojën ata që më thonë dil nga shtëpia, mos rri në bunker. Kur i thonë asaj fjalës, mirë gomari që na ngordhi por duhet të merremi dhe me mizat e mjaltit të tij që gumëzhijnë dhe budallallëqet e marra nga ajo vrima e ndyrë dixhitale e këtij vendi që dini mirë ku është. Unë në shtëpi mbyllem në fundjavë si gjithë të tjerët sepse nuk i përkas asaj rracës së keqe të atyre që thonë bëni si bëj unë por mos bëni si bëj unë.

Kush e ka harruar kohën e tërmetit ku as xhupin nuk e ndërroja se mbeta rrugëve ditë-natë le ta kujtojë dhe të lërë dënglat jo dil nga bunkeri, jo mos rri në shtëpi, jo shko në zyrë. Është kulmi që edhe në këtë kohë kolere shpifjet dhe broçkullat  vazhdojnë po njësoj. Në një luftë si kjo trimëria është të rrish mbyllur dhe jo të bësh karshillëqe. Detyra ime është të jap shembullin dhe jo të vi vërdallë për tu dukur se nuk është as koha. Nuk jam unë tipi i dukjeve të shtirura se nuk më ka munguar dukja që kur isha 10 vjeç dhe isha më i gjati i shkollës, doja të zhdukesha dhe jo të dukesha. Pikë e zezë.


EMISIONET