Rama kërkon ndryshim të ligjit të dekriminalizimit

Rama kërkon ndryshim të ligjit të dekriminalizimit

Kryesocialisti Edi Rama është akuzuar nga opozita se e promovoi Pjetrin si një nga figurat më të rëndësishmë që do t’i rikthenin vëmendjen e duhur Shkodres, por në këtë situate kur dënimi në Itali është zbuluar Rama ngre duart duke i kujtuar që përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive.

"Valdrin Pjetri nuk është kriminel.  Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme.  Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar"

Propozimi i Lulzim Bashës për të kaluar në vetting  të gjithë kandidatët dhe deputetetë e PD, pritet që të ndiqet edhe nga Edi Rama, por duke i shtuar edhe sanksione penale. Kryeministri e shikon të pamjaftueshëm ligjin për dekrimanilizimin, pasi kufizohet nga afatet.

"Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë. Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal." 

Rama shkruan se të dhënat individuale jashtë afateve të përcaktuar nga shtetet për dëshmitë e penalitetit merren vetëm me kërkesë të Policisë dhe Prokurorisë. Por kreu i qeverisë duket se ka anashkaluar marrëveshjen që KQZ nënshkruajti me prokurorinë për të penguar pikërisht precedent të tillë përmes kordinimit të institucioneve me qëllim verifikimin e saktë të kandidatëve dhe parandalimin e hyrjes së të dënuarve në institucione.

EMISIONET