Rama: Kemi transformuar administratën në një shërbëtore të qytetarëve

Rama: Kemi transformuar administratën në një shërbëtore

Kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e qeverisë koordinatorët e bashkëqeverisjes me qytetarët, për të mësuar nga ata rezultatet konkrete të zgjidhjes së problemeve.

Rama tha se portali 'Shqipëria që duam' shmangu shumë zyra dhe kohën fizike të qytetarëve për të marrë shërbime.

Edi Rama: "Brenda këtij mandati administratën e kemi transformuar në një shërbëtore të qytetarëve. Dhe këtë ne mund ta realizojmë nëse qytetarët duan ti kenë shërbëtorë punonjësit e zyrave dhe të mos i pranojnë sikur i kanë skllavo-pronar të të drejtave të tyre."

Për këtë, kryeministri apeloi qytetarët që të adresojnë shqetësimet në këtë portal.

Edi Rama: "Janë halle biznesi, janë halle komuniteti, janë halle që fare mirë mund ti zgjidhin strukturat që kanë për detyrë ti zgjidhin por  fatkeqësisht kjo rëndom nuk ndodh."

Sipas Ramës përmes aplikimit në portal shmanget dhe korrupsioni.

Edi Rama: "Kush mban peng një qytetar duke i thënë që s'më pëlqeu zarfi mund të jetë pjesë e adiministratës, kush mban peng një qytetar që shkon 10 herë për të marrë një të drejtë që pastaj e merr me 3 minuta duke iu drejtuar platformës nuk mund të jetë pjesë e administratës."

Ne fund, koordinatorët folën në terma konkrete për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. 

EMISIONET