Rama i propozon Tsipras: Përgatisni librat për fëmijët minoritarë në Shqipëri

Rama i propozon Tsipras: Përgatisni librat për fëmijët

Kryeministri Edi Rama, i ka propozuar homologut të tij Aleksis Tsipras që pala greke të pargatisë librat për fëmijët e minoritetit grek në Shqipëri.

Ky detaj nga takimi Rama-Kotzias në Davos është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias,  gjatë një interviste të gjatë në televizionin publik ERT,

"Zoti Rama na bëri një propozim shumë të mirë, duke na thënë që në vend që të përgatisin ata libra greqisht ta bëjmë ne. Besoj se është një propozim shumë i mirë të përgatisim libra të shkruajtura posaçërisht për fëmijët e minoritetit grek. Besoj se është një hap tjetër përpara", tha Kotzias.

EMISIONET