Rama ironizon PD-në: S'mund të japë mend për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kërkesën e opozitës për rritjen e testimit të popullatës për COVID 19.
Në një postim në twitter, Rama thotë se PD s'mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit.
Rama thekson se strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit, ndërsa detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët.
"Të tjerat janë 7x7=42" përfundon Rama.
PD dhe opozita në terësi kanë kërkuar në vijimësi shtimin e testeve për të pasur një panoramë të qartë të shtrirjes së koronavirusit në vendin tonë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 377 të infektuar në vendin tonë, ndërkohë kanë humbur jetën 21 persona.
