Rama inspekton punimet në HEC-in Moglicës: Fuqizohet sistemin elektro-energjetik shqiptar

Rama inspekton punimet në HEC-in Moglicës: Fuqizohet sistemin

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e infrastrukturës Belinda balluku kanë inspektuar punimet në HEC-in e Moglicës, i cili ka nisur aktivitetin tregtar. Teksa bisedoi me ekspertët, Rama u shpreh i kënaqur për avancimin e projektit, duke theksuar se vënia e tij në punë do të sjellë fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

“Në fakt, kur ka filluar puna kemi pasur probleme për të zgjidhur, për t’ju lehtësuar të gjithë procesin, sepse ju e mbani mend shumë mirë që ka pasur një sërë hallesh të mëdha për projektin dhe në radhë të parë ndërtimi i rrugës, por dhe një sërë çështjesh të tjera dhe më vjen shumë mirë që e kam dëgjuar edhe nga drejtuesit e kompanisë që, përkundër perceptimit, në Shqipëri janë ndjerë shumë herë më mirë se në disa vende të tjera nga pikëpamja e seriozitetit, e shpejtësisë dhe transparencës së qeverisë.”

Duke prezantuar investimin, inxhinierët u shprehën se puna do të vijojë me ritme edhe më të shpejta.

“Jemi në fazën finale të përfundimit të punimeve dhe brenda fundit të vitit planifikohet të mbyllen të gjitha punimet e mbetura. Janë duke u mbyllur punët e kolaudimit, por ka filluar gjenerimi i energjisë elektrike,” - pohoi drejtuesi i projektit.

Edhe më herët, kreu i qeverisë është shprehur se investimet në sistemin e energjisë do të vijojë me hidrocentralin e Skavicës, punimet për të cilin pritet të nisin vitin e ardhshëm.

EMISIONET