Malësi e Madhe - Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar fermerët në tërësi dhe ata të Malësisë së Madhe në veçanti për të mbjellë bimë, që garantojnë zhvillimin e zonës, bimë me fitim dhe të krijojnë traditën, pasi kështu do të përfitojnë financime nga Qeveria.

I shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, Rama ka dorëzuar sot, 60 kontratat e para me fermerët që kanë investuar në bujqësi në këtë zonë.

Rama ka theksuar se "duke rritur fondin për të nxitur zhvillimin e bujqësisë me rreth 70 %, krahasuar me një vit më parë, ne kemi ndaluar njëherë emirë shpërndarjen e këtij fondi kuturu, lartë e poshtë nëpër Shqipëri, pa kritere dhe pa asnjë karar dhe i jemi drejtuar njerëzve të tokës, duke pritur prej tyre, prej jush dhe shumë të tjerëve si ju, që të aplikojnë për këto projekte që janë bazë nisje për të krijuar një zinxhir vlerash, duke bërë të mundur që nga një investim fillestar të kalohet në rritje të vazhdueshme të punësimit, në rritje të vazhdueshme të përfitimit dhe në rritje të vazhdueshme të eksporteve.

Për ne është shumë e rëndësishme që duke u nisur nga tradita e zonave, duke u nisur nga eksperiencat e gjeneratave në çdo zonë dhe duke u nisur, sigurisht, edhe nga potenciali i zhvillimit të një zone, ne të ndërtojmë një hartë të re të zhvillimit bujqësor, bazuar tek rajonalizimi. E, të dihet nga të gjithë, që pa detyruar askënd, sigurisht, që nëse do të drejtohen për të marrë mbështetje nga qeveria për një projekt në këtë zonë, qeveria financon këtë kulturë dhe financon këtë lloj zhvillimi.

Kështu ne do të bëjmë të mundur që jo vetëm të garantojmë që paratë që qeveria shpenzon për mbështetjen e fermerëve të mos shkojnë kot, përkundrazi nga një qindarkë të gjenerohen shumë qindarka të tjera, falë vlerës së projekteve dhe cilësisë së kësaj politike të re, por të garantojmë edhe vijueshmërinë, gjeneratë pas gjenerate të një eksperiencë që do t’i kthejë gjeneratat e tjera në, realisht, gjenerata të pasura me një dije të thellë për zonën dhe për kulturat e kultivuara në zonë.

Shkodra si qark do të marrë financimin më të madh për bujqësinë dhe blegtorinë në rang kombëtar. Kështuqë demokrateve të Shkodrës ju vjen andej nga se prisnin.

ar.sh/Oranews.tv

/Ora News.tv/