Mbështetës të opozitës dhe qytetarë u mblodhën përpara selisë së PD në Fier, duke pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.

Më pankarta në duar dhe me thirrjet "Rama ik" mbështetësit e opozitës kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë marshuar nga selia e PD dhe LSI drejt zonës së quajtur si "globi" pranë vendit ku kryeministri Rama zhvillon takimin.

Në ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angazhuar dhjetëra forca policie, ndërsa thirrjet e qytetarëve “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” vijojnë.

Qytetarëve protestus i është bashkuar edhe kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi, i cili i ka bërë thirrje policisë që të mos bëjë presione me arrestime.  Sipas Baçit, pak përpara nisjes së protestës policia ka arrestuar Pandeli Tolën, kreun e grup seksionit dhe anëtarin e kryesisë së PD në degën e Fierit, Pandeli Tola.

Krahas protestave, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili i fton qytetarët të marrin pjesë në fjalimin e tij, në orën 20:00, se ka lajme të mira për ta.

“FIERI po vij jam aty ku jeni FIERI se kam habere të mira për ju, plasi filxhani erdhi 30QERSHORI, më prisni tek Turizmi në 20.00”, - shkruan Rama.


/Ora News.tv/