“Rama ik”, kush i prishi ceremoninë e “diplomimit” Kryeministrit Rama

“Rama ik”, kush i prishi ceremoninë e “diplomimit”

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë. Ai mbajti fjalën i pari në këtë ceremoni, duke folur për atë çka sipas tij është bërë në sistemin e shëndetësisë. Por, pak pasi nisi fjalën e tij, disa studentë nga salla e Pallatit të Kongreseve e kanë ndërprerë kryeministrin, duke i kujtuar atij largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria. “Kam prerë biletën për arratisje nga Shqipëria”, u dëgjua një zë nga salla, por pati dhe thirrje "Rama ik". Por, Kryeministri iu kthye me ironi, duke u kërkuar studentëve të tjerë që diplomoheshin “të mjekoni pacientin në sallë. Studenti që reagoi kundër kryeministrit mësohet se ka qenë aktivist i lëvisjes për universitetin. 

Rama: Është një individ që merreni dhe jepini shërbimin tuaj sapo të hidhni kapelet. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejt mjekësor. Unë mund t`i përgjigjem dhe kësaj pyetje!

Kujtojmë, se raportet e fundit flasin për qindra mjek dhe infermier që janë larguar nga Shqipëria, për të punuar jashtë vendit. Kryesisht, ata zgjedhin Gjermaninë si një nga vendet që ofron paga të larta dhe kushte pune më të mira për profesionistët e fushës së mjekësisë.

EMISIONET