Rama i përgjigjet Metës me shprehjen e Aristotelit: Çdokush mund të inatoset, por…

Rama i përgjigjet Metës me shprehjen e Aristotelit: Çdokush

Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur ti përgjigjet presidentit Ilir Meta lidhur me akuzat e tij për reformën në drejtësi me një shprehje të Aristotelit.

Në një postim në facebook, Rama shkruan: "Çdokush mund të inatoset - kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi".

Kreu i Shtetit ishte mjaft aktiv ditën e sotme. Fillimisht ai bëri një postim në facebook me titull:“Refleksione” mbi Ramaformat (Drejtësia e para).

Pas kësaj, Presidenti Ilir Meta i shkruajti një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor për plotësimin e vakanceve në Gjykatën e Lartë. Në letër kërkohej informacion shterues, si dhe marrja e masave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për propozimin e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

Në letër, presidenti kërkon të dijë ne menyrë shteruese shkaqet përse ka kaluar jo vetëm afati fillestar 3 mujor, por edhe 3 muaj të tjera dhe nuk ka miratuar ende të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për të nisur procedurat e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë sipas kushtetutës dhe ligjit.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka ngelur vetëm me dy anëtarë.

Më pas, Meta i adresoi Ambasadori të BE-së, Luigi Soreca, 10 pyetje publike, pas apelit urgjent të tij për dialog mes palëve politike.

EMISIONET