FOTOLAJM/Rama i kërkon llogari Manastirliut për Plagjiaturën?

Jo vetëm jashtë Kuvendit, por edhe brenda tij,  duket se ziente diskutimi rreth denoncimit të Lëvizjes për Universitetin, që e akuzonte Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për plagjiaturë me punimin e Doktoraturës.

Fotot janë realizuar nga LSA në sallën e Kuvendit, ku duket qartazi se ka një diskutim mes kryeministrit Rama dhe Minisres Manastirliu. Koha dhe aktualiteti përkon, megjithatë nuk mund të themi me siguri se temë ka qenë Plagjiatura.

Në bisedë është përfshirë dhe Ministrja Xhaçka, teksa interes kanë shfaqur dhe zëvendëskryeministrja Mesi dhe Ministrja Nikolla.

Për denoncimin, Ministrja Manastirliu në një reagim në fb hodhi poshtë akuzat, duke thënë se Doktoraturën e ka realizuar bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Manastirliu: Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit.


EMISIONET