Qeveria pritet të mblidhet të dielën pasdite për të miratuar projektbuxhetin për vitin 2015. Në këtë mënyrë pas miratimit në Këshillin e Ministrave, i hapet rruga një debati intensiv në Komisionet parlamentare, duke u diskutuar dhe konsultuar çdo zë buxhetor për çdo dikaster. Në një konferencë të disa ditëve më parë, shefi i Financave shqiptare Shkëlqim Cani, tha se qeveria ka dy objektiva, mbështetja e zhvillimit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike, e cilas sipas tij synon shifrën 3% për vitin 2015. Gjithashtu parashikohet që totali i të ardhurave të jetë 412 miliardë lekë, ndërkohë totali i shpenzimeve do jetë 472 miliardë lekë, duke parashikuar kështu një defiçit prej 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rreth 60 miliardë lekë.

/Ora News.tv/