Rama gju më gju me popullin acarohet me një qytetare: Mos më përmend Buke Buke mua!

Rama gju më gju me popullin acarohet me një qytetare: Mos më

Kryeminstri Edi Rama vijon takimet me banorë të prekur nga tërmeti. 

Në takimet që transmetohen live në ERTV ka dhe replika me banorët të cilët kërkojnë zgjidhje.

Një banore tha se po punonte për bukën e gojës dhe tani kishte ngelur dhe pa shtëpi.

Por kjo e acaroi kryeministrin.

Qytetarja: Ne kemi shtëpia private janë prishur. Kanë ardhur e kanë kontrolluar dhe kanë thënë nuk janë të banueshme dhe kanë ikur. Kam babanë 68 vjeç..

Edi Rama: Cfarë do të pyesësh

Qytetarja: Dua të di të rrimë apo jo. Nuk duam batanije as ushqime. Për bukë nuk po vdes. Kam punën në Zvicër dhe kam ardhur se kam dy pleqtë vetëm. Më thuaj cfarë të bëj. Sa do të pres.. një vit do pres. As jam në cadër dhe as jam në shtëpi. Muri po bie.

Edi Rama: Nëse është shtëpia e pabanueshme mos hyr në shtëpi

Qytetarja: Po ku të rri?

Edi Rama: Në çadër dimërore nuk ka asnjë problem sepse janë me energji e televizor brenda. Babi me ty në çadër deri kur të ndërtohet shtëpia. Do bëhet kontroll i dytë dhe nëse do të hidhet në tokë do të bëjmë shtëpinë e re e do e kesh më të mirë se në Zvicër.

Qytetarja: Nuk kam shtepi as ketu as në Zvicer. Atje punoj me tre mujorsha per copen e bukes. Punojmë per copen e bukes. Cfarë pasuri të vëmë me 200 mijë lekë pasuri" 

Edi Rama:  “Mos më trego mua sa punon!  Mos ma përmendi më copën e bukës. Buke buke mos me permendni. Shqiptarët nuk e kanë pasur problemin e bukës as në Mesjetë. Këtu nuk është çështje buke, është çështje standartesh dhe këtu jam dakord. Ka shqiptarë plot që duhet të marrin më shumë se copën e bukës, patjetër. Shtëpinë do iu bëjmë të re, më të mirë seç e ke, apo le se nuk ke shtëpi fare njëherë. Shtëpinë do ta bëjmë më të mirë seç e ka ai komshiu yt zvicerian. Do ta shikosh. Por do të durosh pak, pasi ti më myte. Ore më myte".

Qytetarja: Ta dijmë a të presim!

Edi Rama: Jo jo mos prit.         

Qytetarja: Asnjë nuk po pyet.

Edi Rama: "Kush nuk po pyet? Ore siç ka ndodh këtë herë nuk ka ndodh asnjëherë në Shqipëri. Janë përmbyt njerëzit dhe kanë nejt nëpër çadra dhe nuk është kujtuar më kush për ta dhe i janë kalbur të gjitha gjërat mirë. Ka ba vaki naj herë që të strehohen nëpër çadra dimërore, hotele, shtëpia me qira. Shko në Itali dhe shikoj se ku po jetojnë nga tërmeti i 2009. Shko, shko, shko e shihi. Shko në Zvicër meqë e ke afër se atje nuk bie tërmet".

Me gjuhë populiste e përshtatshme për një bisedë mes qytetarësh të thjeshtë por jo e denjë për një kryeministër, Rama ktheu replikën në shaka duke e pyetur nese ishte e martuar

Nje gjuhe jo e përshtatshme dhe maskiliste e kryeministrit Edi Rama i cili trumpeton barazinë gjinore.

Edi Rama: E martume?

Qytetarja: Jo.

Edi Rama: E pra. E kuptova se më more përpara. (qeshin) E di pse? E di pse? Sepse kush të afrohet trembet, se i tmerron. (qeshin). Qënke dinamit.

Qytetarja: Jam dinamit se jam zot shpie tash 40 vjet, që 5 vjeçe. E more vesh? Jam dinamit se jam zot shpie.

Edi Rama: 
Më more para. (i jep dorën)


EMISIONET