Rama për gazetën greke "Ta Nea": Ja çfarë kërkojmë për çështjen çame

Rama për gazetën greke "Ta Nea": Ja çfarë

Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia ndodhen aktualisht ne stadin e përmirësimit të ndjeshëm të marrëdhënieve dy palëshe.

"Jam i bindur se gjithë puna e madhe që kemi bërë dhe që do të nevojitet të bëhet, do të japë fryte dhe do të na bëjë të gjithëve krenarë", ka theksuar Rama në një intervistë që u publikua të martën në të përditshmen greke "Ta Nea".

I pyetur se çfarë saktësisht kërkon Tirana për çështjen çame, kryeministri shqiptar ka dhënë një përgjigje të gjatë:

"Nga pala greke kjo çështje përceptohet si dëshmi e një axhende të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua te jem i qartë se një pretendim i tillë territorial nuk ekziston. Një çështje territoresh midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të qëndrojë". Sa na perket neve këtu në Shqipëri, çështja çame konsiston vetëm si një çështje të drejtash themelore të bashkatdhetarëve tanë që dikur jetonin në vendin tuaj.  

Sinqerisht, nuk besoj që çdo njeri i arsyeshëm do të kundërshtonte tezën se këta njerëz kanë të drejtën te vizitojne Greqine apo se keta apo femijët e tyre duhet te kene mundesine qe te pretendojne te drejtat e prones ne rruge gjyqesore, ashtu siç mundet normalisht çdo qytetar europian. A mund te imagjinoni sot, ne Europen e shekullit te 21-te se burra e gra te moshuara nga Shqiperia ndalohen te futen ne territorin e Greqise fqinje ngase rrenjet e tyre ndodhen diku ne nje zone te vendit tuaj?"

Me tej kryeministri Rama i referohet mbajtjes ne fuqi te ligjit te gjendjes se luftes, çka e quan nje absurditet.  


"Nje fantazme e gjalle e te kaluares qe vertitet ndermjet nesh dhe qe pasojat juridike krijojne pengesa te pakalueshme per qytetaret qe permenda me siper, por edhe per shume te tjere ".

 

Rama nenvizon se negociatat e viteve te fundit ndermjet Tiranes dhe Athines nuk kane qene te lehta. 

"Patem tensionet dhe ferkimet tona, por megjithate problemet i trajtuam me sinqeritet nga te dy palet".

 

Rrjedhoje e ketyre perpjekjeve duket se do te jete arritja e marreveshjes per kufirin detar.

 "Jam shume i bindur qe pas dakordesise per t'u ulur bashke ne tavoline e diskutuar me mendje e zemer te hapur, jo vetem mund te zgjidhim çdo keqkuptim dhe paranoje te se kaluares, por po ashtu mund te gjejme zgjidhjet me te mira per te ardhmen tone te perbashket. Dhe po, jemi afer arritjes se marreveshjes per kufirin detar, qe do te jete e drejte edhe per Shqiperine, edhe per Greqine", ka deklaruar kryeministri Edi Rama ne intervisten per gazeten greke "Ta Nea". 


EMISIONET