Rama: Fluturimet e para në aeroportin e Kukësit vjeshtën e ardhshme

Rama: Fluturimet e para në aeroportin e Kukësit vjeshtën e

Në aktivitetin e bashkëqeverisjes të zhvilluar në Has, kryeministri Edi Rama duke pranuar se vetë nuk është i kënaqur me investimet në këtë zonë, u shpreh se në fillimin e vjeshtës së vitit të ardhshëm do të kemi fluturimet e para në aeroportin e Kukësit, që do të ndihmojë ekonomikisht këtë qark

Rama: Ma ha mendja që deri në fillim të vjeshtës së ardhshme do të nisin fluturimet e para me çmime të ulëta. 

Rama solli dhe një rast të një drejtori, tashmë të pushuar nga puna, i cili nuk kishte dhënë dëmshpërblimet ndaj fermerëve të cilët kishin humbur dhentë në vitin 2015 nga sëmundja e dermatozës.

Rama: Qeveria i ka dhënë lekët që në 2015-n dhe del një më lopë se të gjitha lopët atje edhe thotë jo nuk ka.

Gjithashtu për arsimin Rama siguroi se nga viti i ardhshëm, emërimet e mësuesve do të bëhen online.

Rama: Gjithë procedurave e emërimeve do të jetë elektronike. 

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të shkruajnë tek portali i bashkëqeverisjes, i cili deri tani ka zgjidhur rreth 16 mijë probleme.


EMISIONET