Rama flet sërish për përgjimet: Prela u vonua, çështjen ja kemi lënë drejtësisë

Rama flet sërish për përgjimet: Prela u vonua,

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane "Bild" për dosjen "339".

Nga Ura Vajgujore, Rama tha se ai dhe mazhoranca ia kanë lënë këtë çështje në dorë drejtësisë dhe nuk bëjnë gjyqe popullore.

Dy fjalë rezervoi edhe për kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha, i cili sipas tij bën revolucion moral.

Rama: Muhabetet e kazanit dhe përgjimet e neveritshme. Askush nuk mund të çohet dhe thotë se ndonjëherë ne kemi hapur gojën, lërë pastaj të kemi ngritur dorën për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi me këdo dhe për këdo. Ja kemi lënë dhe do t'ja lëmë gjithmonë drejtësisë të vendosë se kush është i fajshëm dhe i pafajshëm. Drejtësia ka punën e vet, le ta bëjë punën e vet.Ata duan të bëjnë gjyqe publike, gjyqe popullore. 

Gjyqe si në kohën e luftës pa avokat, prova, pa hetime, pa asgjë. Ai që udhëheq këto procese gjyqësore publike është një person i akuzuar dikur kur ishte Ministër nga prokuroria jo me përgjime, 270 faqe akuzë për korrupsion. Është person nën hetim edhe në SHBA për 100 milion dollarë. Dhe Luli kërkon revolucion moral. Nuk flas për plakun e marrë që Lulin e ka një nga kokrrat e tespijave të veta. Por njësoj si tespiet e plakut Mere do të shpërbëhen edhe tespijet e plakut Sali pas 30 qershorit, këtu do të jemi dhe do ta shohim.

Rama komentoi edhe daljen për media të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që në gjykimin e tij ishte i vonuar. Kryeministri vazhdon ti qëndrojë idesë se dosja po përdoret nga prokurorë dhe politikanë për shantazh politik ndaj mazhorancës së majtë dhe qeverisë së tij.

Rama: Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen pse këto zbulime të mëdha që nuk janë asgjë tjetër përveçse një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrje e një sekreti hetimor për tu përdorur për politikë dhe për tu përdorur kundër Shqipërisë, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar hetimi me kohë.

 Dëgjojeni dhe lexoni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar të gjithë këto zbulime të mëdha, dhe padiskutim njëri nga ata, dy nga ata apo të gjithë bashkë i kanë çuar te partia për ti përdorur për politikë për të shantazhuar këtë qeveri dhe këtë shumicë. 

Ata i bashkojnë shumë gjëra por i bashkon dhe diçka shumë e madhe, lufta kundër reformës në drejtësi. Prokurorë që tmerrohen nga vettingu dhe politikanë që tmerrohen nga gjyqet që i presin kur ata të cilët do të kenë kaluar vettingun do ti thërrasin përpara drejtësisë sepse nuk harrohen të gjitha ato që kanë ndodhur. Drejtësia vonon por nuk harron.


EMISIONET