Rama flet për infrastrukturën në Vlorë: Dhitë e tranzicionit janë ende rrugëve

Rama flet për infrastrukturën në Vlorë: Dhitë e

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, ku gjatë përpunimit të Impiantit të Përpunimit të Ujrave foli edhe për infrastrukturën në këtë qytet. Ai tha se pasi të jenë përfunduar rrugët bazike të qytetit, investimet do të përqëndrohen në brendësi të qytetit, në blloqet e pallateve.

Rama: Për të ardhur deri këtu të gjithë kaluam segmenti e ri të pyllit të sodës, por na u desh të futemi për disa qindra metra në shtegun e dhive të tranzicionit, sic e gjetëm Vlorën në të gjithë infrastrukutrën e saj 4 vite e gjysmë më parë.

Dua të them që brenda këtij viti është në proces gare dhe pastaj do të nënshkruhet kontrata për të rindërtuar segmentin rrugor nga pylli deri tek tregu i fruta perimeve dhe kështu në këtë mënyrë gjithë infrastrukturën bazike të rrugëve të qytetit e kemi të mbyllur. Por na mbetet të futemi më thellë dhe të përmirësojmë infrastrukturën brenda blloqeve të banimit, në lagje të caktaura të qytetit ku ende dhitë e tranzicionit janë të gjitha rrugëve.


EMISIONET